Për ne

PËR TEATRIN AAB "FARUK BEGOLLI"

PËR NE

Teatri AAB “Faruk Begolli” është themeluar në vitin 2015, si teatër i pavarur. Ёshtë një teatër me të gjitha komoditetet, i rrallë dhe i veçantë për hapësirën kosovare, i cili funksionon në kuadër të kampusit universitar të Kolegjit AAB, në qytetin e Prishtinës, Kosovë.


Teatri mban emrin e aktorit emblematik Faruk Begulli, ndërsa është inauguruar më 31.03.2015 me shfaqjen “Jam talent…“ me regji të Luan Dakës. Shumë artistë dhe artdashës e kanë mirëpritur hapjen e këtij teatri dhe vazhdojnë ta përkrahin maksimalisht.

TEATRI AAB

THEMELUAR NË VITIN:

2015

Gjithashtu edhe mediat e kanë përkrahur duke i dhënë publicitet të madh, si një vlerë sublime dhe fisnike, për një jetë teatrore në Kosovë e sidomos në kohën kur teatri gjithandej në botë po ballafaqohet me rënien e shikueshmërisë.


Teatri AAB “Faruk Begolli” përpos produksionit të tij, ka patur e do të ketë edhe trupa mysafire, jo vetëm nga Kosova, por nga Shqipëria dhe i gjithë rajoni. Në këtë Teatër po organizohet edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove “Prishtina International Theater Festival” , nga data 16 - 21 tetor, me karakter garues. Në kuadër të Teatrit AAB “Faruk Begolli” funksionon edhe kinoklubi, ku organizohen shfaqje të filmave si dhe debate të ndryshme me studentë.

Quote

"We must all do theatre, to find out who we are, and to discover who we could become." - Augusto Boal

Augusto Boal Brazilian theatre practitioner
A E KENI PARË SHFAQJËN "BRETKOSA"



sqAlbanian
en_USEnglish sqAlbanian